Rajoni

COVID-19 në Greqi, regjistrohen 2,919 raste të reja dhe 31 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 14/09/21 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve në shtetin fqinj kanë humbur jetën 31 qytetarë nga COVID-19.

Po gjatë këtij harku kohor, në Greqi janë shënuar 2,919 raste të reja, duke pësuar këshu një rritje të shifrave, krahasuar me një ditë më parë.

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka shënuar 620.355 qytetarë të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 14,268 persona./Opinion.al

Pas