Bota

Rritet numri viktimave nga COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 14/09/21 |
Opi Nion

Është rritur numri i viktimave nga COVID-19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se kanë humbu jetën 72 qytetarë nga COVID-19, nga 36 që ishin një ditë më parë.

Me këto shifra bilanci i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 130 mijë.

Gjithashtu, nga 318 mijë testime të kryera 4021 prej tyre rezultuan pozitiv. Aktualisht në të gjithë Italinë  janë 122 mijë persona aktiv me Covid./ Opinion.al

Pas