Bota

COVID-19 në Francë, tejmbushen shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:10 - 12/10/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Francë. Autoritetet shëndetësore në Francë kanë njoftuar të hënën se numri i pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv për COVID-19 ka shkuar përtej pragut të 1,500.

Kjo është hera e parë që ky skenar përsëritet që nga 27 maji, duke rritur frikën e vendosjes së izolimeve lokale në vend. Numri i pacientëve të shtruar në spital për sëmundjen COVID-19 qëndroi mbi pragun e 8,600 për herë të parë që nga 29 qershori Franca ka raportuar rritje të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i shtatorit.

Tendosja e rinovuar në sistemin spitalor e shtyu qeverinë e vendit të shpallë masa shtrënguese shtesë të mërkurën, kryesisht në qytete të mëdha, për të përmbajtur sëmundjen.

Kryeministri, Jean Castex, u kërkoi qytetarëve që të kufizojnë mbledhjet në shtëpitë e tyre, por shtoi se ai “nuk mund të vendosë rregulla për to.” Ai shtoi se ai mendon se beteja kundër virusit do të zgjasë “disa muaj më shumë”.

Pas