Rajoni

Covid-19/ Maqedonia e Veriut shënon shifra rekord viktimash dhe rastesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 13/06/20 |
Al Do

Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar shifra rekord të vdekurish dhe të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit.

Viktimat janë të moshës prej 31 e deri në 86 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Shkupi kurse të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 179, shumica prej tyre nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi dhe Struga.

Sa i përket të infektuarve nga testimi i 1,213 mostrave, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 196 persona.

Numri i të infektuarve aktiv në Maqedoninë e Veriut është më i lartë se i të shëruarve. Nga 3,895 të diagnostikuar me Covid-19, 2,011 janë aktivë, 1,705 janë shëruar ndërsa 179 kanë ndërruar jetë.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 42,262 persona. / Opinion.al

Pas