Aktualitet

COVID-19/ Manastrirliu: Kemi numrin më të ulët të vdekjeve në rajon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 19/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Manastirliu, u shpreh se pavarësisht rritjes së rasteve në javët e fundit, Shqipëria vijon të ketë incidencën dhe numrin e fataliteteve më të ulët në rajon dhe Europë.

Aktualisht kemi të konfirmuar me Covid 29 837 raste duke prodhuar një incidencë 1042 raste për 100 mijë banorë. Kjo është më ulëta në rajon dhe Europë. Shtimi i rasteve të konfirmuar ka shkaktuar dhe një rritje të mesatares së rasteve javore. Është rritur dhe numri i rasteve aktive që tashmë janë mbi 14 mijë. Kemi 646 humbje jete. Është më e ulëta në rajon“-tha Manastirliu.

Gjithashtu, Manastirliu tha se aktualisht në tre spitalet COVID-19 janë të zënë  420 shtretër, ndërkohë që COVID-4 është gati nëse shtretërit ezaurohen në tre spitalet e para.

Në këtë javë kemi pasur një numër të madh fatalitetesh që janë grupmosha mbi 65 vjeç. Kemi 420 shtretër të zënë në struktura spitalore. Ndërkohë që Covid-4 është gati nëse 3 strukturat e para plotësohen. Vlerësoj punën e mjekëve dhe infermierëve që janë përfshirë maksimalisht në mbështetjen e ruajtjen e çdo qytetari”, tha Manastirliu./Opinion.al

Pas