Kryesore

Covid-19/ Kosova shënon 12 viktima dhe 410 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:32 - 15/09/21 |
Opi Nion

Vijon të jetë serioze situata e pandemisë Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 410 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se aktualisht, raste aktive me koronavirus është 14.501 persona.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, Kosova ka konfirmuar mbi 158,000 raste të të infektuarve.

Ndërkohë, deri të mërkurën mbi 385.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër koronavirusit./Opinion.al

Pas