Rajoni

COVID-19/ Kosova regjistron 55 raste të reja dhe 2 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 20/05/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije se nhumri i viktimave nga virusi është ndalur në 2, ndërsa të shëruar në 24 orë janë 331 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç)./Opinion.al

Pas