Rajoni

Covid-19, Kosova regjistron 12 raste të reja në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 14/07/21 |
Opi Nion

Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën me dije se gjatë këtij haku kohor janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19 nga 1,421  teste të kryera.

Sipas të dhënave të fundit, janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 106. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,879 pacientë me këtë virus.

Ndërkohë numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave në Kosovë ka shkuar në 78,298, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është  282,180.Opinion.al

Pas