Kryesore

Covid-19, Brataj: Po vjen fundi i varianteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 06/12/21 |
Opi Nion

Me ndryshimet e temperaturave ditët e fundit rritet mundësia e infektimit me Covid-19 për shkak të qëndrimit të gjatë në ambiente të mbyllura.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj në një intervistë për Klan News u shpreh se respektimi i masave anticovid dhe përdorimi i maskës në këto ambiente është shumë i rëndësishëm.

“Periudha e ftohtë vec Covid ka edhe sëmundjet e stinës, sidomos ftohja, ndryshimet e temperaturës, bëhet inflamacioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të ndenjurit brenda me këto temperatura, për një kohë të gjatë, rrit shumë kollën që është një nga mënyrat më efikase të shpërndarjes së virusit. Maska është vendimtare”.

Mbrojtja më e mirë sipas Bratajt është vaksinimi, për t’i bërë ballë edhe varianteve të reja të Covid-19.

“Vaksinimi është treguar që është arma më e mirë që kemi në dorë në këtë moment. Sa më të vaskinuar të jemi, aq më pak mundësi ka virusi të bëjë mutacione të reja. Të gjithë këta janë faktorë që çojnë në ngadalësimin dhe shkuarjen drejt fundit të pandemisë. Në një periudhë pas gati dy vitesh, po shkon drejt fundit sepse mutacionet e virusit nuk janë pafundësisht të papërfunduara”.

Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve veçanërisht në periudhën e festave të fundvitit./Klan News

Pas