Rajoni

COVID-19/Bien shifrat e infektimeve në Kosovë,regjistrohet vetëm 1 viktimë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 17/05/21 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Bëhet me dije se rastet e reja kanë ardhur pas ekzaminimit të 2.333 testeve të dyshuara si pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore kanë raportuar se është regjistruar vetëm një humbje jete në të gjithë territorin e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889./Opinion.al

Pas