Te Fundit

Zgjedhjet/KQZ bën bilancin:57 raste të dyshimta në Berat,74 në Gjirokastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:51 - 17/05/21 |
Opi Nion

KQZ ka njoftuar ditën e sotme se deri më tani janë 57 raste të dyshimta në qarkun e Beratit, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme. 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.

Ndërkohë nga ana tjetër 74 janë rastet e dyshimta për në Qarkun e Gjirokastrës: 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

Kujtojmë KAS do të mblidhet ditën e mërkurë, për administrimin e provave për qarkun e Beratit. Teksa njoftohet se takimi i KAS të mërkurën do të zhvillohet paradite, në orën 10:00./Opinion.al

Pas