Rajoni

COVID-19/ Atika futet në “lockdown”, mbyllen shkollat në Athinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 09/02/21 |
Semiljana Azizi

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar ditën e sotme se Atika do të futet në lockdoën. Është  vendosur që lockdaën-i të nis nesër nga ora 06:00 deri në 28 shkurt.

Po ashtu, mbyllen sërish në Athinë dhe në Atikës shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.

Sipas njoftimit qarkullimi do lejohet vetëm për arsye madhore, me mesazh sms nga celulari për 6 lëvizje të caktuara, vizitë mjekësore, blerje ushqimesh, takime urgjente në sektorin publik, ndihmë urgjente ndaj njerëzve në nevojë, ceremoni mortore të familjarëve më të afërt dhe shëtitje me kafshët shtëpiake.
Komisioni i specialistëve është duke diskutuar dhe rastin e Selanikut.

Sipas të dhënave, shifrat e të infektuarve me covid-19 në Greqi do të shumëfishohen nga sot dhe ditët e ardhshme, ndërsa edhe numri i pacientëve në spital rritet me ritme shumë të larta./Opinion.al

Pas