Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Comoedia (1927) : Intervista ekskluzive e Aleksandër Moisiut, në lidhje me debutimin e tij në Paris

2018/03/25 at 3:17 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Comoedia (1927) : Intervista ekskluzive e Aleksandër Moisiut, në lidhje me debutimin e tij në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Mars 2018


Gazeta pariziene, Comoedia, ka botuar, të dielën e 9 tetorit 1927, në ballinë, intervistën ekskluzive të zhvilluar asokohe me aktorin më të madh gjerman me origjinë shqiptare – siç e quan ajo – Z. Aleksandër Moisiun, të cilën, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Franca ka një stil”, “Gjermania është një laborator”, na tha Z. Aleksandër Moisiu

  1. Aleksandër Moisi ka lindur në Trieste, nga një baba shqiptar dhe një nënë fiorentinase. Natën e kaluar, ai ishte duke luajtur “Hamletin” në Këln. Dje, ai mbërriti në Paris në orën pesë. Në orën gjashtë më priti në hotelin e tij.

Një sallon i vogël me një tavan të artë dhe kolltuqe të kuqe. Ca valixhe të mëdha në cep, pranë një tavolinë e stolisur vetëm me një telefon, shkurtimisht, një dekor në harmoni të përsosur me këtë njeri ndërkombëtar, i cili pas dhjetë ditësh, do të niset për në Amsterdam, dhe pastaj për Amerikë.

  1. Moisi është gjerman i natyralizuar që prej 1918, dhe ai, pa dyshim, është aktori më i madh gjerman. E pyeta atë se cilat ishin situatat krahasuese të teatrit gjerman dhe atij francez.

Aleksandër Moisiu : – Franca është vendi i traditës. Gjermania, ajo e iniciativave moderne. Gjermania rrallëherë kthehet prapa. Ajo sheh të ardhmen. Franca ka dashurinë e së kaluarës. Ju keni një stil. Ne jemi një laborator provash dhe përpjekjesh të guximshme. Tradita juaj është gjithashtu një cilësi, një virtyt. Arti duhet të jetë i vazhdueshëm. Ne neglizhojmë traditën për të hapur rrugë të reja. Arti reflekton jetën. Jeta jonë është më e shpejtë, plot gulçim. Një shfaqje që zgjat tre orë e mërzit publikun tonë. Francezët ka më shumë durim !

Pierre Lagarde : – Është herë e parë që do të luani në Paris ?

Aleksandër Moisiu : – Po. E megjithatë, kam dhënë shfaqje, në vitin 1913, në Vaudeville, në një pantomimë të “Një mijë e një netë – Mille et une Nuits” që solli Max Reinhardt : “Sumurun”. Por kujtimet kanë vdekur, ashtu siç ka vdekur ky teatër…Të hënën në mbrëmje do të jetë dita e debutimit tim këtu. Do të luaj rolin “E kufomës së gjallë – Le Cadvre vivant” në gjermanisht dhe, në frëngjisht, një pjesë tjetër të Tolstoit. “E gjithë e mira vjen nga ajo – Tout le bon vient d’elle”, në të cilën mbesa e Tolstoit do të luajë një rol të vogël e të heshtur. Kjo është hera e parë që do të luaj në frëngjisht…

Pierre Lagarde : – Çfarë mendoni për teatrin tonë bashkëkohor ?

  1. Aleksandër Moisi çohet. Shikimi i tij bëhet më i ndritshëm.

Aleksandër Moisiu : – Teatri juaj aktual ? Është shumë më cilësor se ai para lufte. Paul Raynal është po aq i madh sa dhe poetik. Më pëlqen Lenormand, Natanson, Jules Romains. Kur të kthehem nga Amerika, do të luaj në Vjenë “Varri në Harkun e Triumfit dhe Frikacaku –  Le Tombeau sous l’Arc de Triomphe et Le Lâche”.

Pierre Lagarde : – Çfarë roli preferoni nga të gjithë ato që keni lujatur ?

Aleksandër Moisiu : – Varet. Ne nuk jemi çdo ditë i njëjti njeri. Jeta për ne lind çdo mëngjes. Por kam luajtur më shumë se 1.200 herë “Hamletin”, dhe më shumë se 1.000 herë “Kufomën e gjallë”.

  1. Moisi u ul përsëri… Duket i shqetësuar :

Aleksandër Moisiu : – Mbi të gjitha, mos më bëni të them asgjë të pakëndshme. E dua Francën marrëzisht. Kanë thënë për mua shumë gjëra të çuditshme. A nuk kanë pretenduar, se gjatë luftës, kam fluturuar mbi Paris me një Fokker ? Çfarë absurditeti !

Aktori i madh u ngrit përsëri, i indinjuar. Ai ecën në dhomë, ndalet dhe më vështon drejt në sy :

Aleksandër Moisiu : – Nëse nuk do ta doja Francë siç e dua, me mendjen dhe zemrën time, a do të isha sot në Paris ?

Zilja e telefonit shkurton bisedën tonë. Z. Moisi duhet të përsërisë pas një çerek ore në Teatrin e Arteve. Duhet të na lë. Duke më shtrënguar dorën, ai shtoi :

Aleksandër Moisiu : – Ju jeni francezi i parë sot që është u interesuat për mua… Faleminderit…

Pierre Lagarde

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1927-intervista-ekskluzive-e-aleksander-moisiut-ne-lidhje-me-debutimin-e-tij-ne-paris/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Etiketa: Aleksandër MoisiuComoedia (1927)intervista ekskluziveparis


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pas shumë kohësh Nora dhe Roberti publikojnë foto bashkë

Nora Istrefi feston ditëlindjen, urimi i veçantë nga vajza dhe Roberti

Greqi/ Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte ishullin me drogë

Greqi/ Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte ishullin me drogë

Petrit Vasili paralajmëron Edi Ramën: Kush ka kërcënuar LSI-në ka thyer kokën

Thirrja nga LSI: Refuzoni të paguani taksën në Rrugën e Kombit
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com