Aktualitet

Çomo: Ju siguroj që koronavirusi tani ka filluar të prekë çdo grupmoshë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 29/06/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë, duke rritur dhe bilancin e viktimave.

Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka folur shefja e shërbimit Infektiv Najada Çomo, e cila është shprehur se tashmë koronavirusi mund të prek çdo grup moshe.

Shefja e shërbimit Infektiv u bëri apel qytetarëve për respektimin e rregullave anti-covid.

“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit. Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre. Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, -tha Çomo./ Opinion.al

Pas