Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza ndaj Thaçit, Hoti:Do reagojmë me dinjitet ndaj zhvillimeve që priten

2020/06/29 at 3:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza ndaj Thaçit, Hoti:Do reagojmë me dinjitet ndaj zhvillimeve që priten

Kosova do të reagojë me dinjitet ndaj zhvillimeve të mundshme në ditët e ardhshme, të cilat ndërlidhen me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, në Dhomat e Specializuara, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.


Në një konferencë për media, ai ka komentuar se cilat do të jenë rrjedhat politike në rast se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqje, si dhe pas kësaj, eventualisht, a do të synohet bashkëpunimi i qeverisë aktuale me Partinë Demokratike të Kosovës për të bërë zgjedhjen e presidentit të ri.

”Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve kemi ndërtuar një kulturë institucionale dhe një maturi institucionale. Me cilado situata që përballemi do të reagojmë me dinjitet ndaj zhvillimeve që do të ndodhin”, ka theksuar kryeministri Hoti.

Duke komentuar kërkesën e vazhdueshme të partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, Hoti ka theksuar që qeveria aktuale do të vazhdojë punën edhe më tej.

“Sa u përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri plotësisht funksionale dhe kushtetuese dhe për aq kohë sa është një qeveri që është funksionale, që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duhet të vazhdojë”, tha Hoti.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, Kadri Veseli (kryetar i PDK-së) dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Çështja kalon tani te gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vërtetojë ose hedhë poshtë aktakuzën. Presidenti Thaçi pritet t’i adresohet publikut të hënën në orën 20:00./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak
Kronikë

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak

30 Qershor, 2026 9:55 am
Shefi i OBSH për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore
Bota

Shefi i OBSH për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore

30 Qershor, 2026 9:39 am
Shpërthim i fuqishëm në Monako, në shënjestër familja e oligarkut ukrainas
Bota

Shpërthim i fuqishëm në Monako, në shënjestër familja e oligarkut ukrainas

30 Qershor, 2026 8:52 am
VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës

30 Qershor, 2026 8:39 am
Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen
Bota

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

30 Qershor, 2026 8:01 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për këtë të martë

30 Qershor, 2026 7:52 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi 30 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Qershor, 2026 7:50 am
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

29 Qershor, 2026 10:46 pm
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Para
Përvetësim fondesh, ish-kryeministri francez dhe e shoqja dënohen me burg

Përvetësim fondesh, ish-kryeministri francez dhe e shoqja dënohen me burg

COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut shënon 12 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Nuk fitoi asnjë bashki të madhe, Macron “përqafon” kauzën e të Gjelbërve

Nuk fitoi asnjë bashki të madhe, Macron "përqafon" kauzën e të Gjelbërve
















TE FUNDIT

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak
30 Qershor, 2026

Dy oficerë policie kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit. Mësohet se fillimisht ka pësuar atak kardiak Zog...

Lexo më shumë

Shefi i OBSH për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore

Shefi i OBSH për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore
30 Qershor, 2026

Vala e nxehtësisë, e cila ka marrë mijëra jetë në të gjithë Evropën, ka nxjerrë në pah nevojën që sistemet...

Lexo më shumë

Shpërthim i fuqishëm në Monako, në shënjestër familja e oligarkut ukrainas

Shpërthim i fuqishëm në Monako, në shënjestër familja e oligarkut ukrainas
30 Qershor, 2026

Një shpërthimi është regjistruar në qendër të Principatës së Monakos. Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin në mbrëmje, pak para...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës

VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bregdeti i Spilles në Durrës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shprehet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}