Bota

Përvetësim fondesh, ish-kryeministri francez dhe e shoqja dënohen me burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:21 - 29/06/20 |
el ida

Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon, me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i hoqi të drejtën për të garuar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Gjykata ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në një mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente e burrit të saj. Reuters shkruan se ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar.

Gjyqtarja Nathalie Garavironi, u shpreh se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.

“Zonja Fillon është punësuar në një pozicion pa angazhim”, deklaroi Gararino.

Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati i tyre, Antonin Levy./Opinion.al

Pas