Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e ilaçeve, Beqja: PS e përmbushi angazhimin programor dhe elektoral

2020/09/02 at 7:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet e ilaçeve, Beqja: PS e përmbushi angazhimin programor dhe elektoral

Teksa Shqipëria vijon luftën me pandeminë COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja shprehet se PS e ka mbajtur premtimin e saj elektoral që barnat  nuk do të ishin  më të shtrenjtë sesa në vendin  e origjinës.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqja thotë se nëse në fuqi do të ishin çmimet e importit të vitit 2013, kur në pushtet ishte qeveria Berisha, sot mjekimi kundër COVID-it do të ishte 5 herë më shtrenjtë.

Sipas ministrit,  “Kanë kaluar disa vite dhe, me të drejtë, shumë shqiptarë janë mësuar me çmimet aktuale të barnave dhe i kanë harruar çmimet e dikurshme.”

Reagimi

Nesër, 3 shtator, mbushen 6 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik “. Miratimi dhe, më tej, zbatimi i tij, na dha mundësinë, ne socialistëve, të përmbushnim angazhimin tonë programor, elektoral dhe qeverisës se barnat në Shqipëri nuk do të ishin  më të shtrenjtë sesa në vendin  e origjinës.

Qeverisja e deriathershme e kishte kthyer Shqipërinë në një nga vendet më qesharakë në botë. Shqipëria dhe Meksika ishin të vetmet vende kur barnat gjenerikë ishin më të shtrenjtë se origjinatorët përkatës.

Nuk ka qenë reformë e lehtë. Në përgatitjen e reformës mua, si ministër, më ka ndihmuar shumë ekspertiza kroate që misioni i Bankës Botërore në Tiranë na mundësoi. Ndërsa për thellësinë e reformës veç të tjerash më kanë ndihmuar jashtëmase edhe dy këshilla shumë të vlefshme.

E para, nga kryeministri Tony Blair. Nëse nuk të shajnë më pati thënë, do të thotë që reforma që mendon se ke bërë është një hiç. Ma ilustroi me reformën e arsimit që qeveria e tij kishte bërë në mandatin e saj parë.

E dyta, nga Ellen Goldstein, në atë kohë drejtore e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit. Ellen, me të cilën kisha njohje pune prej 1995, kur ndava me të shqetësimin se një reforme e thellë mund të sjellë largimin nga tregu shqiptar të prodhueseve më në zë botërorë farmaceutikë më siguroi se, përtej “kërcënimeve”, askush nuk do të largohej. Zbatimi i plotë i reformës në çmimet e barnave i ka kursyer shqiptrarëve çdo vit rreth 70 milionë USD apo në 6 vite së bashku mbi 400 milionë USD.

Kanë kaluar disa vite dhe, me të drejtë, shumë shqiptarë janë mësuar me çmimet aktuale të barnave dhe i kanë harruar çmimet e dikurshme.

Se çfarë ka sjellë në të vërtetë ajo reformë po e ilustroj me koston aktuale të një mjekimi bazë të Covid – 19. Një terapi bazë për trajtimin e Covid – 19 përfshin pak a shumë :

–          8 tableta Azitromicin 500 mg

–          8 tableta Levofloxacin 500 mg

–          10 ampula Dexamethason 4 mg/1 ml

–          30 shiringa të mbushura Fraxiparin 0,6 ml

(është zgjedhur Fraxiparin si më e lira midis Fraxiparin/Enoxaparin/Xarelto)

–          30 tableta Paracetamol 500 mg

–          15 njësi Vitamin C 1 g

–          15 njësi Vitamin D 2000 IU

I gjithë ky mjekim kushton rreth 9,600 lekë (nëse përdoren antikoagulantë më të shtrenjtë kushton 18,500 lekë ose 17,500 lekë).

Nëse do të ishin ende në fuqi çmimet e importit, marzhet e tregëtimit dhe TVSH 10 % mbi barnat e vitit 2013, i njëjti mjekim do të kushtonte 49,000 lekë apo 5 herë më shtrenjtë.

Reforma e çmimeve të barnave është për mua, personalisht, një nga arritjet më të mëdha në angazhimin tim të deritanishëm njerëzor, profesional dhe politik në shërbim të njerëzve të vendit tim.

Mund të jetë e tepërt, por ndjej detyrim të vlerësoj publikisht mbështetjen totale të Edi Ramës (e bëj publikisht edhe pse ka qënë i vetmi që më ka mbështetur edhe kur i kisha të gjithë kundra, brenda e jashtë politikës) në hartimin, miratimin  dhe zbatimin e kësaj reforme./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar

13 Nëntor, 2025 10:14 am
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

13 Nëntor, 2025 9:37 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

13 Nëntor, 2025 9:27 am
Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
Kronikë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

13 Nëntor, 2025 8:59 am
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
Kryesore

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

13 Nëntor, 2025 8:52 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:50 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:01 am
Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
Para
100-vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë Ramën dhe Metën

100-vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë Ramën dhe Metën

Helmimi i kritikut të Putinit, reagon Merkel: Qeveria ruse të përgjigjet

Helmimi i kritikut të Putinit, reagon Merkel: Qeveria ruse të përgjigjet

100-vjetori i Luftës së Vlorës,Rama batuta me Ruçin:Gramoz mos më ndërprit

100-vjetori i Luftës së Vlorës,Rama batuta me Ruçin:Gramoz mos më ndërprit
















TE FUNDIT

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
13 Nëntor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij...

Lexo më shumë

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar
13 Nëntor, 2025

Dy persona nga Elbasani kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi merreshin me shpërndarje të kokainës në doza....

Lexo më shumë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
13 Nëntor, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”. Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Nga hetimet rezultoi 5 ditë më...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
13 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një projektligj shpenzimesh për të rihapur qeverinë dhe për t’i dhënë fund mbylljes më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com