Bota

Helmimi i kritikut të Putinit, reagon Merkel: Qeveria ruse të përgjigjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 02/09/20 |
Opi Nion

Qeveria gjermane deklaroi të mërkurën se testet e kryera ndaj Alexei Navalny treguan se kritiku i Putinit ishte helmuar me një agjent nervor të quajtur Noviçok.

Pas këtij lajmi ka reaguar kancelarja Merkel e cila e ka cilësuar informacionin shokues dhe ka kërkuar përgjigje nga qeveria ruse.

“Është një informacion shokues helmimi i tij. Kjo tregon se Alexei Navalny është viktimë e një krimi. Ishte një përpjekje për ta bërë atë të heshtë. Unë e dënoj me forcë këtë veprim në emër të qeverisë gjermane. Ka shumë pyetje serioze të cilave tashmë vetëm qeveria ruse mund t’u përgjigjet dhe  duhet t’u përgjigjet”, tha Merkel.

Spitali “Charité” në Berlin, aty ku disidenti po trajtohet, konfirmoi helmimin dhe tha se gjendja e tij po përmirësohet, ndonëse mbetet situatë serioze.

Navalny u ndje keq gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ra në koma./Opinion.al

Pas