Aktualitet

Çfarë ndodhi? Plagoset me armë zjarri një person në Ksamil


               Publikuar në : 12:53 - 03/12/19 |
Opi Nion

Një i moshuar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Ksamil.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 63-vjeçari, Shyqyri Saliaj. Sipas informacioneve, i moshuari është plagosur në mënyrë aksidentale nga bariu Xhevahir Mema.

Ky i fundit thuhet se ka qëlluar aksidentalisht me armën e gjahut në drejtim të Saliajt duke e lënë atë të plagosur.

Njoftimi i policisë

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme. / Opinion.al

Pas