-Teknologji

Gjendet në Hënë sonda e humbur indiane


               Publikuar në : 13:02 - 03/12/19 |
el ida

Një nga satelitët e NASA-s ka zbuluar mbetjet e sondës hapësinore indiane që u përplas në sipërfaqen e Hënës në muajin shtator.

Agjencia Hapësinore ka publikuar foton që tregon ekzaktësisht vendin ku u përplas sonda dhe mbetjet përreth saj, ndërsa mori dhe ndihmën e inxhinierit indian Shanmuga Subramanian për të gjetur lokalizimin.

Inxhinieri Subramanian ekzaminoi disa nga fotot dhe arriti të zbulonte një nga pjesët e mjetit hapësinor rreth 750 km në veri-perëndim të vendit të përplasjes.

Sonda Hapësinore “Chandrayaan-2” duhej të ulej në skajin jugor të Hënës më 7 shtator, një muaj pasi ishte nisur nga Toka. Sonda iu afrua pa problem sipërfaqes së satelitit deri në largësinë 2.1 km por u përplas pas një gabimi./Opinion.al

Pas