Bota

Çfarë janë “raketat ninxha”, po përdoren nga Izraeli ndaj Hamasit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 18/05/21 |
Opi Nion

Një makinë e bombarduar në Rripin e Gazës ka nxitur dyshimet se Izraeli ka zhvilluar versionin e tij të ‘raketave ninja’ me gjashtë tehe.

Makina, një Citroen Xsara, u hodh në erë në një sulm nga forca ajrore izraelite të martën në perëndim të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite nxori një video të sulmit ajror ku tregohet sesi shpërthejnë dritaret dhe dyert e makinës, por pjesa tjetër e saj mbeti e paprekur dhe vijoi të ecte dhe për disa metra të tjerë deri sa ngeci në një rreth-rrotullimi aty pranë.

Sipas mediave të huaja dëmet e shkaktuara te makina janë të ngjashme me dëmin e shkaktuar nga R9X “raketa ninja” që përdorin një kombinim të forcës së plotë dhe gjashtë teheve të gjata për të copëtuar objektivat. Kjo armë është përdorur më herët nga SHBA në Libi, Siri dhe Irak.

Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ushtria izraelite, me lidhjet e saj të forta me SHBA ka qenë në gjendje të zhvillojë versionin e saj të raketës.

Goditjet e raketave Ninja te automjetet janë dalluese sepse makina zakonisht mbetet e paprekur, por shkakton vetëm një vrimë të vogël ose disa të tilla.

Dëmet janë në formën e yllit sepse raketa përdor gjashtë tehe. Për shkak se koka e saj është inerte që do të thotë jo shpërthyese , automjetet e shënjestruara zakonisht nuk tregojnë shenja të dëmtimit nga shpërthimi./Opinion.al

Pas