InstaBIZ

Çfarë i bëri bashkë Princ Harryn dhe Ed Sheeran?


               Publikuar në : 17:51 - 10/10/19 |
xhu lia

Princ Harry dhe këngëtari i njohur Ed Sheeran janë bërë bashkë për ditën ndërkombëtare të Shëndetit Mendor.

Në profilin në rrjete sociale të Dukës së Sussex është publikuar një video sensibilizuese për këtë ditë.

“Princ Harry dhe Ed Sheeran duan t’iu sigurojnë që jo vetëm sot, por çdo ditë ju të kujdeseni për vete, miqtë dhe personat rreth jush. Nuk keni përse të vuani të heshtje, ndani ndjenjat tuaja, pyesni të tjerët si ndihen dhe prisni përgjigje,”-shkruhej krahas videos.

Kjo video e dy personazheve të njohur në Britani është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e tyre./Opinion.al/

Pas