Sociale

Çfarë është “sindroma e kasolles” dhe si ta kapërcesh atë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 11/06/20 |
el ida

Fundi i izolimit pas pandemisë së Covid-19 nuk pati vetëm efekte të dobishme për njerëzit, por edhe disa probleme psikologjike që nuk duhet të nënvlerësohen.

Në fakt, shumë kanë njohur simptomat e sindromës së kasolles, një ndjenjë që përzien frikën, pasigurinë dhe ankthin me mendimin e thjeshtë për t’u rikthyer në normalitet pas muajsh të tërë izolimi.

Por, çfarë është në të vërtetë kjo sindromë, cilat janë shkaqet e saj dhe çfarë mund të bëjmë për ta kapërcyer atë?

Sindroma e kasolles ose e të burgosurve është një fenomen që mund të ndodhë kur kaloni një periudhë të gjatë në ambiente të mbyllura ose të shkëputur nga realiteti. Një ndjenjë që përzihet nga ankthi dhe siklet psikologjike dhe çon në pasojën e dëshirës për të vazhduar të mbeteni sigurt në strehën tuaj, pa u përballur me atë që është jashtë.

Simptomat janë, irritim, trishtim dhe frikë, lodhje fizike, vështirësi përqendrimi dhe memorizimi dhe mungesë motivimi

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të provojnë vetë simptoma të këtij lloji, duke përjetuar për herë të parë një ndjenjë frike dhe pasigurie në mendimin e thjesht për të kapërcyer pragun e shtëpisë përsëri.

Çfarë të bëjmë për ta kapërcyer atë?

Në fakt nuk ka kurë apo ilaç absolut por me normalizimin e situatës dhe një rihapje graduale në botën e jashtme, falë edhe mbështetjeve të reja teknologjike siç është aplikacioni Immuni, duhet të priret të zhduket vetë si gjendje. Nëse, gjendja e frikës bëhet e pakontrollueshme, duhet të ndërgjegjësoheni dhe të kontaktoni një profesionist./Opinion.al

Pas