-Jetë dhe Stil

Çfarë duhet të bëni kur nuk keni fjetur mjaftueshëm


               Publikuar në : 08:46 - 28/09/19 |
xhu lia

Orët e gjumit është gjithnjë e këshillueshme t’i bëni të plota në mënyrë që të jeni të shplodhur për të nesërmen. Mirëpo jo gjithnjë ja dilni që të flini aq sa duhet dhe më pas gjatë gjithë kohës ndiheni të lodhur. Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të bëni kur nuk keni arritur të flini mjaftueshëm.

Mos e fikni alarmin

Fikja e alarmit është diçka e gabuar. Pasi në çastin kur bëni këtë gjest do të bëni një gjumë shumë të thellë dhe kur të zgjoheni do të ndiheni shumë të lodhur.

Hapni perdet

Sipas ekspertëve rekomandohet se duhet ta ekspozoni syrin tuaj në dritë natyrale sa më shpejt të mundeni që ta lajmëroni trurin se koha e gjumit ka mbaruar.

Bëni një dush me ujë të ftohtë

Përmes bërjes së një dushi me ujë të frohtë, reagimi i parë natyral do të jetë një frymëmarrje e plotë dhe e thellë. Kjo rrit marrjen e oksigjenit dhe shpejton qarkullimin e gjakut në trup dhe në tru./Opinion.al/

Pas