Kronikë

Ceremonia e lamtumirës së oficerit, Veliu: Ky moment burim force për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 29/09/21 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur në ceremoninë e lamtumirës së oficerit të policisë Saimir Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Veliu tha se misioni i policisë është i vështirë, teksa theksoi se ky është një moment i vështirë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për policinë.

“Këtë pikëllim e kanë shprehur edhe në qindra mesazhe e komente nga dje e sot të dërguara në adresën e Policisë së Shtetit. Të nderuar familjarë të nënkomisar Saimir Hoxhës, ju nuk do të jeni vetëm asnjëherë, jeni pjesë e familjes së madhe, që është Policia e Shtetit, dhe do ju gjendemi përherë pranë. Ky moment i ndarjes nga Saimiri është shumë i vështirë jo vetëm për familjen, por për gjithë policinë, por edhe burim force për të vijuar luftën kundër krimit. Përulemi para trupit të heroit, duke premtuar se nuk na step asnjë moment frike. Çdo vështirësi vetëm na qartëson rrugën, ku të ecim për një shoqëri më të sigurt e më të mirë. U prehsh në paqe miku ynë, të paharruara do të jenë përjetë kujtimi dhe vepra jote”, tha Ardi Veliu./Opinion.al

Pas