Kryesore

“Çdo gjë më shtrenjtë”,Meta: Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 03/02/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot për rritjen e çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se me nivelin e pagave që ka Shqipëria, rritje a çmimeve nuk ka të ndalur.

Kreu i shtetit thotë se me rritjen e çmimeve të karburanteve nga fillimi i shkurtit 2022,”duke arritur nivele rekord, po i afrohen 200 lekëve për litër”.

Ekonomia nuk duhet tu lihet në dirë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.

Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro

Në Serbi 401.4 Euro

Në Malin e Zi 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!”-,shkruan Meta./Opinion.al

Pas