Kronikë

Çantat me kanabis, arrestohen 2 shqiptarë në Janinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 27/05/21 |
Opi Nion

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në orët e para të mëngjesit në një zonë malore në vendin Mavrovunio në Janinë.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Janinës, mëngjesin e kësaj të enjteje u arrestuan shqiptarët, me iniciale M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita, të cilët u kapën gjatë kohës që po transportonin dy çanta me 24 pako me kanabis, me peshë totale 38 kg dhe 350 g të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Autoritetet greke shpallën gjithashtu në kërkim edhe një bashkëpunëtor të tyre, i cili u largua në zonën e pyllëzuar.

Sipas një njoftimi zyrtar të autoriteteve greke hetimet për shqiptarët do të bëhen në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës./Opinion.al

Pas