InstaBIZ

Çani shfaqet me maskën “e veçantë” për koronavirusin


               Publikuar në : 23:01 - 28/02/20 |
Al Do

Koronavirusi dhe masat mbrojtëse kundër tij janë kryefjala e aktualitetit këto ditë pasi epidemia është përhapur në një numër të madh njerëzish tashmë edhe jashtë Kinës.

Italia fqinje është vendi i tretë në botë për numrin e të infektuarve dhe kjo ka rritur frikën se virusi mund  të prekë edhe Shqipërinë.

Prej ditësh në vendin tonë, qytetarët kanë nisur të blejnë maskat mbrojtëse ndaj virusit madje shpesh herë është bërë problem pasi në farmaci ka mungesë të tyre. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, moderatori Arian Çani kishte vënë gjithashtu një maskë “të veçantë” siç mund të shihet në fotot e mëposhtme.

“Kemi marrë masat ju e shikoni. E vetmja gjë që na mbron në këtë kohë është vetëm maska. Me atë mund të takojmë çdo njeri pa problem. Falenderoj Sofinë ruse që më ka sjellë këtë maskë speciale dhe ma dha sonte për të qenë gjithsesi të sigurtë”, tha Çani.

Por jo vetëm kaq, pasi dy striptistet serbe që vijnë çdo javë në “Zonë e Lirë”, i bënë një surprizë tjetër moderatorit të emisionit, duke i dhuruar sërsish veshje intime.

“Më tha Arian të kam sjellë një dhuratë speciale kundër koronavirusit. I thashë çfarë është. Më dha këtë buqetën me lule. Më tha hape në emision ta shikosh se çfarë është. Qenka një lule, nuk duket të jetë natyrale, por ndërkohë qenka një gjë e çuditshme… një tjetër maskë kundër koronavirusit. Maskë të paparë ma ka sjellë Sandra”, tha Çani. /Opinion.al

 

Pas