Bota

Maqedonia e Veriut anulon tubimet publike për shkak të koronavirusit


               Publikuar në : 23:43 - 28/02/20 |
Opi Nion

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rekomanduar anulimin e të gjitha tubimeve masive publike deri më 6 Mars, si masë parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit, që tashmë ka shënuar rastin e parë në vend.

Sipas “Alsat M”, bëhet me dije se do të mbetet e hapur mundësia për të parë masa të tjera, në varësi të rrethanave të krijuara nga virusi, ndërkohë që do të vijojnë aktivitetet sportive, por pa praninë e tifozëve.

Sipas këtij propozimi këshillohet të ndalohen edhe karanavalet apo aktivitete të tjera kulturore, artistike dhe argëtuese./ Opinion.al

 

Pas