Kronikë

Caktohet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Saimir Tahirin në Apelin e GJKKO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 10/12/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 20 dhjetor për seancën e parë të rigjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Po ashtu GJKKO e Apelit ka caktuar edhe treshen e trupës gjykuese që do të gjykojnë çështjen. Ata janë gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldash dhe Engert Pëllumbi.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, do shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Engert Pëllumbi.

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj çështje është planifikuar për në datë 20.12.2021, ora 09:00”, njofton GJKKO e apelit./Opinion.al

Pas