Kryesore

Caktimi i datës/ Basha pas takimit me Metën: Shqiptarët duan zgjedhje sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 04/09/20 |
el ida

Pas rreth 25 minutash, kryetari i Partisë Demokratike dhe Presidenti Ilir Meta kanë përfunduar takimin e tyre mbi datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Kryeopozitari ishte i shoqëruar në takim nga Oerd Bylykbashi.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen”, tha Basha”, u shpreh Basha pa dhënë një datë konkrete, por duke nënkuptuar se i kërkon ato sa më parë.

Nga ana tjetër, sipas burimeve, Rama ka pranuar çdo datë, përveç 2 majit, që përkon me festë fetare, ndërsa aleatët e PD-së kërkuan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 prill./Opinion.al

Pas