Aktualitet

Buxheti/Xhafaj: Absurde, flasim për kohë lufte programojmë shpenzime si në kohë paqeje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 10/11/22 |
Opi Nion

Teksa vijojnë diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, në radhët e socialistëve, Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj nuk ka kursyer kritika në disa pika të tij, duke u shprehur se situatat aktuale duhet ta bëjë qeverinë shumë më të përlurur, me grupet e interesit, më të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe  në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore .

Xhafaj tha se është absurde që kur flasim për kohë lufte të programohen disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, ndërsa përmendi një shprehje të popullit “shtriji këmbët sa ke jorganin”.

“Situatat aktuale duhet ta bëjë qeverinë shumë më të përlurur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe kryesorja edhe më transparente dhe të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore. Unë bie dakort për disa masa shtrëngese në buxhet, megjithatë eshtë absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, që të ketë kuptim edhe në këtë rast ajo shprehja e mençur e popullit “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se këmbanat e krizës energjetike dëgjohen për herë e më pranë si një pandemi e re ekonomike”, tha Xhafaj.

Më tej Xhafaj theksoi se buxheti duhet të ishte më shumë i fokusuar te grupet e interesit apo te pensionistët pa mbështetje shtesë.

“Buxheti edhe në këto kushte shtrëngese mund dhe duhet të ishte më shumë i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht te pensionistët pa mbështetje shtesë. Mbi të gjitha duhet të programojmë më mirë disa politika më incentivuese për rininë si kualifikimi teknologjik, mbështetja e bizneseve të reja, shtimi i banesave sociale për çiftet e reja, punësimi i të rinjve, krijimi i lehtësive për bizneset e huaja prodhuese në vend dhe veçanërisht atyre që ofrojnë dhe garantojnë vende të reja pune”-vijoi Xhafaj.

Pas