Aktualitet

Buxheti 2023, Çuçi: Rritje pagash për të gjithë sistemin e sigurisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 10/11/22 |
Opi Nion

Në ditën e dytë të diskutimeve për buxhetin në Kuvend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit bëri me dije se nga janari i vitit 2023 do të rriten pagat për gjithë personelin e sigurisë. Çuçi renditi rritjen e pagës për çdo kategori të Policisë së Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese.

“ Nga buxheti i Ministrisë së Brendshme, si përgjigje e drejtpërdrejtë që vjen nga kërcënimi i luftës është rritja e pagave për gjithë sistemin e sigurisë dhe duke iu përgjigjur që në muajin Shtator meqë kriza nuk pret shumë që të miratohen buxhetet, ne bëmë të mundur që të rrisimin pagat për mbi 7 mijë punonjës së Policisë së Shtetit në masën 17 për qind, një rritje që besoj unë është më e madhja e bërë në një moment të caktuar. Këtë rritje do ta garantojmë në mënyrë të qëndrueshme me buxhetin e 2023-shit dhe më tej. Për 20 për qind të pjesës së mbetur të punonjësve të policisë, ky buxhet do garantojë një rritje prej 7 për qind. Në të gjithë sektorët apo agjencitë e sigurisë, kemi aplikuar një rritje të pagave.  Për Gardën e Republikës janë 1300 punonjës që do të marrin një rritje paga 7 për qind.

Për AMP kemi një rritje në 86 për qind të Agjencisë, rritje mesater prej 13 për qind të pagave dhe për pjesën tjetër të mbetur, një rritje prej 7 për qind. Po kështu, edhe në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri janë 1181 punonjës që do të marrin nga ky buxhet si përgjigje ndaj kërcënimit nga inflacioni i luftës një rritje page prej 7 për qind. Të gjithë këta janë punonjës në shërbim të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit për rritjen dhe forcimin e sigurisë së shqiptarëve. Për 2940 punonjës që janë në të gjithë sistemin e sigurisë do të kemi një rritje prej 7 për qind. Pra, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj krizës së krijuar nga lufta”, tha Çuçi.

Po ashtu, ministri bëri me dije se fondi për investimet për sistemet digjitale dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike është rritur me 7.6 herë.

“Dua të theksoj kapërcimin kolosal që ne kemi bërë në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.6 herë investimet në teknologji dhe sigurinë kibernetike në Policinë e Shtetit. Nëse në vitin 2022 investimet në fushën e teknologjisë në Policinë e Shtetit, me fonde të brendshme, kanë qenë 72 milionë lekë, në vitin 2023 ne kemi parashikuar të investojmë plot 547 milionë lekë. Pjesa më e madhe e investimeve shkon pikërisht në rritjen e sigurisë kibernetike për të përballuar pasojat e sulmit kibernetik dhe për të forcuar sigurinë e sistemeve digjitale të ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit. Po për sigurinë kibernetike, krahas buxhetit të Ministisë së Brendshme, do të financojë edhe AKSHI 278 milionë lekë në Policinë e Shtetit”, deklaroi ministri Çuçi.

Pas