Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati: Dyshja e përdalë Rama-Meta do qeverisë edhe pas verës së 2017-ës

2016/08/31 at 5:40 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama dhe Meta, në Stamboll si “çifti i lumtur”!

Gazetari Andi Bushati ka theksuar se votimi në bllok nga shumica parlamentare i njërit prej ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi nuk përbën asnjë ogur të mirë.


Me anë të një shkrimi në Lapsi.al, Bushtati ka analizuar kalimin e këtij ligji me 88 vota duke e konsideruar atë si një përmbyllje e shëmtuar në marrëdhëniet PS-LSI, për të lënë përshtypjen se asgjë nuk ka ndodhur.

“Ato shënojnë fundin e një hipokrizie duke i hapur rrugë asaj që Edi Rama paralajmëroi  në konferencën e tij në rrjetet sociale, vazhdimin e koalicionit të 1 prillit edhe për një tjetër mandat qeverisës”, shkruan Bushati.

Ai thekson se votimi i ligjit për vettingun dhe deklaratat e fundit të kryeministrit janë akti final i një periudhe të gjatë lëvizjesh makiavelike.

Sipas Bushatit, kryeministri Rama dhe qeveria, në mes të muajit korrik gjendeshin në udhëkryq.

“Nga njëra anë ata përgatitën ndarjen me Ilir Metën. Deklaratat e këtij të fundit për qeveri teknike, rakordimi deri ne detaje i qëndrimeve të LSI-së me ato të PS-së, -shkruan Bushati- , sulmi i prbashkët i organizuar ndaj Saimir Tahirit, e detyruan Ramën të rekrutonte deputetë, të sillej si Berisha i fundmandatit prill- qershor 2013 dhe të përpiqej të ngrinte një shumicë të re duke shpërndarë poste në dogana, para në dorë dhe duke riaktivizuar të gjithë të fortët e politikës me të cilët është në një aleancë të përhershme”.

Gazetari thekson në artikull se Edi Rama nuk linte vend pa përmendur se do të shkatërronte vëllain e e tij armik, por nga ana tjetër, sipas Bushatit, këshilltarët e tij pragmatikë i përsërisnin në vesh, se edhe në ditët e veta më të mira, kreu i PS, nuk kish kapur në zgjedhje më shumë se 64 – 65 deputetë, se mbijetesa e tij politike varej nga bashkëjetesa e tij me Ilir Metën dhe mosrëshqitjen e këtij të fundit në preherin e Berishës.

“Pra shkurt ata i sugjeronin, ti haronte pështymën që ishte hedhur, përgjimet në zyrat e shtetit, përpjekjet për të ngrënë kokën e ministrit të rendit, strategjitë e përbashkëta të LSI-së me PD-në dhe të vazhdonte të zvarritej në emër të pushtetit, pas Ilir Metës”, shkruan ai.

Bushati shkruan se Rama dhe Meta bënë paqe në takimin e famshëm të vilës qeveritare në Durës nga i cili larguan edhe dëshmitarët e bezdisshëm. “Për njerëzit e tij të afërt në parti, thekson ai në shkrim, kryeministri e tregoi një variant të zbukuruar të këtij ballafaqimi të ndezur veror”.

“Por, ky variant i një 1 prilli bis në mes të verës, megjithëse duket sikur garanton sigurinë e numrave, e ka telendisur keq imazhin e qeverisjes edhe kështu të rrënuar nga dhjetra skandale të tjera.

Sot, shumica e majtë ka prodhuar të njëjtën situatë politike si ajo e pajtimit pas katarsisit të famshëm: ata mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet për të grabitur Shqipërinë, por ata nuk kanë më asnjë legjitimitet, moral apo mundësi për ta qeverisur realisht atë”, shkruan Bushati.

Sipas tij, ky është lajmi i keq që morëm pas votimit me 88 vota të ligjit të vetingut: lajmin se kjo mazhorancë e përdalë, e pandeshme dhe e paaftë ka shumë mundësi të vazhdojë të qeverisë vendin edhe pas verës së 2017-ës.

 

Etiketa: andi bushatimetaqeverisrama


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Lojrat më të mira për Android

Lojrat më të mira për Android

Irani “largohet” nga rrjeti ndërkombëtar i internetit, ndërton rrjetin e brendshëm

Irani "largohet" nga rrjeti ndërkombëtar i internetit, ndërton rrjetin e brendshëm

Grabitet me pistoletë lodër pika e lojërave të fatit te “21 dhjetori”

Vrasja e dyfishtë në Korçë, alarm i rremë? Personi që raportoi ka fikur telefonin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}