Kronikë

Burri gjendet i pajetë në banesë nga fqinjët, policia tregon shkaqet e vdekjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 07/01/22 |
Opi Nion

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga fqinjët. Mësohet se ai u gjet sot në banesën e tij me qira në lagjen “5 Maji”.

Sipas uniformave blu, shkak i vdekjes së tij dyshohet të jetë konsumimi i lartë i alkoolit.

Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, një 58-vjeçar, banues në Patos, Fier.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al

Pas