Aktualitet

Bardhi-Berishës: Paralajmëroi akte dhune, shoqërohet nga vrasës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 07/01/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi po jep një deklaratë për mediat para selisë blu, ku po iu përgjigjet deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se ajo që bëri Berisha ishte se paralajmëroi akte dhune ne selinë qendrore të Partisë Demokratike.

“Paralajmëroi akte dhune ne selinë qendrore të Partisë Demokratike. Absurdi i protestës është se po ndodh për hallin personal të Sali Berishës, kërkon ta kthejë shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur non grata.

Ne kërkuam që ditën e parë të diskutonim në institucionet e partisë me Berishën dhe mbështetësit e tij, por sjellja e tyre është si një celulë ilegale. Të tmerruar nga transparenca erdhën dhe folën për të vdekur. Na thuaj një emër që t’ia nxjerrim me video. Ka një muaj që ka premtuar transparencë financiare për mitingun luksoz të 11 Dhjetorit duke u fshehur pas adezivit. Janë tmerruar për adezivët në selinë e PD.

Flet për vrasës por vrasësit shoqërojnë Berishën. Petrit Mustafa shoqëron Berishën i dënuar për vrasje me 17 vite burg, Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, por të PD është në kërkim në Britani. Berisha të bëjë publike nëse në PD ka emra të inkriminuar”, tha Bardhi./Opinion.al

Pas