Kryesore

Berisha largohet nga PD, reagon Bardhi: Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 07/01/22 |
Opi Nion

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berishës, nga jashtë ambienteve të selisë Blu, ka ardhur edhe reagimi i Gazmend Bardhit. Ky i fundit në një prononcim për mediat ka hedhur poshtë akuzat e Berishës, duke i konsideruar ato si jo të vërteta.

Bardhi është shprehur se Berisha po kërkon përplasjen e demokratëve më njëri-tjetrin.

“Sali Berisha është pakicë. Nuk do ta kthej selinë e Partisë Demokratike në një bunkier. Nëse Sali Berisha ka ndonjë fakt që ndonjë nga anëtarët e PD-së që hyjnë në seli ka rekorde kriminale t’i bëjë publike. Së pari kërkon të dhunojë selinë e PD-së me eksponentë të krimit dhe se dyti që është pakicë e pakicës në PD. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje të shtunën në selinë e PD-së. Demokratët do të vrasin demokratët, ky është qëllimi i Berishës? Ky është qëllimi i një njeri në dëshpërim që ka humbur arsyen”,-ka thënë Bardhi./Opinion.al

Pas