Aktualitet

Burrel/ Pamje nga banesa ku ndodhi shpërthimi, çfarë tha punonjësi i SHISH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 21/03/21 |
Opi Nion

Pamjet e mësipërme vijnë nga banesa e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror që ishte shënjestër e një shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e shkuar.

Ndërkohë news 24 raporton se në dëshminë e parë të dhënë para autoriteteve vetë punonjësi i SHISH, Alfred Karaj, e lidh ngjarjen me detyrën, pasi shprehet se nuk ka pasur konflikte të tjera. Së bashku me policinë, në vendngjarje ka shkuar edhe prokurori i Matit, Abaz Muça, për të ndjekur nga afër hetimet.

Gjithashtu, nga Tirana kanë mbërritur edhe forcat anti-eksploziv për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e lëndës plasëse apo sasinë që ishte vendosur.

Kujtojmë se fatmirësisht si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale./Opinion.al

 

Pas