InstaBIZ

I prekur me Covid, shtrohet në spital bashkëshorti i Almeda Abazit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 21/03/21 |
Opi Nion

Aktori i njohur turk dhe bashkëshorti i modeles shqiptare, Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman është infektuar me COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka treguar se ka marrë trajtim në shtëpi për një kohë, ndërsa trajtimin e mëtejshëm do e vazhdojë në spital.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.

Aktori dhe modelja shqiptare janë prindër të një djali ndërsa presin të bëhen prindër për herë të dytë, këtë radhë të një vajze./Opinion.al

Pas