Kronikë

Bulqizë/Tritol në mjetin e minatorit, arrestohet i vëllai


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 28/08/21 |
Opi Nion

Policia ka zbuluar se autori i vendosjes së një sasise lënde plasëse në automjetin e Elton Debreshit është pikërisht vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, ndërsa policia ka njoftuar se ka vënë në pranga 29-vjeçarin i cili akuzohet edhe per deklarim te rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

 

Pas