-Kulturë

Përcjellja/Orkestra Frymore dhe Shkodra nderojnë mjeshtrin Kujtim Alija


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 28/08/21 |
Opi Nion

Përcillet në banesën e fundit kompozitori dhe dirigjenti Kujtim Alija. Qytetarë të Shkodrës, familjarë, miq dhe dashamirës janë bërë pjesë e kortezhit që ka shoqëruar në banesën e fundit një nga figurat më të njohura dhe më të dashura të këtij qyteteti. Alija është përcjellës nën tingujt e bandës frymore të Shkodrës, koncertet e së cilës i dirigjoi nga viti 1987 e deri në vitin 2019, ndërsa emri i tij u lidh veçanërisht me Festivalin Mbarëkombëtar të fëmijëve, prej vitit 1986 e deri në vitin 2021. Pavarësisht sëmundjes së rëndë që po kalonte, Alija ndoqi dhe organizoi në detaje edhe festivalin e 59-të të fëmijëve i mbajtur në Shkodër në korrik të këtij viti.

Në fillim si dirigjent e më pas si Drejtor Artistik i Festialit, pedagogu dhe kompozitori ka qenë në gjithë këto vite vetë fryma e këtij aktiviteti, të cilin nuk e ndali as në vitin e vështirë 1997 dhe as gjatë pandemisë vitin e shkuar. Për kontributin e tij të veçantë në muzikë, Kujtim Alija mbante titullin “Mjeshtër i Madh”./Opinion.al

Pas