Një fëmijë 10-vjeç ka rrëshqitur në akull dhe është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e vjetër të Bulqizës afër spitalit.
Sipas abc news fëmija me inicialet F.B., nga Fushë-Bulqiza, ka qenë duke luajtur me shokët në momentin që është rrezuar dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.
I mituri është është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar./Opinion.al