Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

2025/06/08 at 2:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi i vitit 2026, duke e bërë atë vendin e 21-të që i bashkohet Eurozonës.


Për këto dy institucione Bullgaria ka përmbushur kriteret formale të nevojshme për monedhën që tani përdoret nga 347 milionë evropianë në 20 vende të ndryshme të kontinentit të vjetër. Igor Ruge, një menaxher hoteli në një vendpushim skish në Bullgarinë jugore, e ka mirëpritur lajmin dhe thotë se ky vendim nënkupton më shumë turistë të huaj dhe investime për vendin.

“Hyrja në eurozonë sjell shumë përfitime sepse do ta bëjë më të lehtë, para së gjithash shkëmbimin e parave tona, sepse për momentin po bëjmë shkëmbime parash në monedha të ndryshme. Sapo të hyjmë në eurozonë, do të jetë vetëm euro, gjë që e bën jetën tonë shumë më të lehtë”, tha Igor Ruge, menazher hoteli.

Bullgaria që iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2007 do të bëhet vendi i 21-të që do të miratojë euron më 1 janar 2026. Ndryshimi do të lehtësojë flukset tregtare dhe do t’i japë asaj një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane që përcakton normat e interesit.

“Pres një rritje në biznes, veçanërisht pas hyrjes në eurozonë, sepse do të jetë shumë më e lehtë për të gjithë brenda eurozonës të kuptojnë vlerën tonë, të kuptojnë ofertat tona dhe të kuptojnë se Bullgaria është një nga vendet më tërheqëse për pushimet dimërore dhe verore”, tha Igor Ruge.

“Në përgjithësi besoj se në planin afatgjatë, hyrja në Eurozonë është një avantazh i madh për të gjithë.”

Pavarësisht përfitimeve të pritura, ka edhe nga ata në Bullgari që janë skeptikë. Korrupsioni i përhapur, pabarazia e thellë e të ardhurave dhe një krizë politike katërvjeçare e shënuar nga një sërë zgjedhjesh të parakohshme dhe koalicionesh të dobëta kanë zbehur besimin tek autoritetet. Shumë kanë frikë nga një rritje e çmimeve gjatë kalimit në BE, siç kishte ndodhur në vendet e tjera.

“Një pjesë e mosbesimit dhe frikës nga bashkimi me eurozonën është padyshim e nxitur nga paqëndrueshmëria politike që kemi pasur në vend në katër vitet e fundit, e cila gjithashtu dëmtoi institucionet”, tha Peter Ganev, espert ekonomie.

“Njerëzit në zonat rurale, veçanërisht të moshuarit, janë në rrezik më të lartë, jo aq shumë për shkak të çmimeve. Përsëri, ne kemi një treg shumë konkurrues me pakicë. Mendoj se të moshuarit janë në rrezik në momentin e ndryshimit të monedhës, veçanërisht ata që kanë kursimet e tyre në shtëpitë e tyre, para në dorë.” Një sondazh i Eurobarometrit i publikuar muajin e kaluar nga Komisioni Europian tregoi se 50% e bullgarëve nuk e mbështesnin monedhën e përbashkët, nga 46% në nëntor.

“Kalimi (në euro) do të jetë i vështirë. Do të ketë një mundësi ku ne do të kalojmë pak nga pak derisa të mësohemi me të, por do të jetë e vështirë për njerëzit”, tha Nikola Ragev, pensionist.

“Është e vështirë ta shohësh si diçka pozitive sepse jemi një vend i varfër. Nuk jemi bërë një vend i botës së tretë, por një vend i botës së katërt. Njerëzit janë bërë shumë të varfër dhe i numërojnë qindarkat e tyre kur bëjnë pazar, jo eurot.”

KE-ja dhe BQE-ja deklaruan se Bullgaria tani i përmbush të gjitha kriteret ekonomike për pranimin në eurozonë, përfshirë kontrollin e inflacionit, nivelin e borxhit publik, normat e interesit dhe stabilitetin e kursit të këmbimit. Tashmë pritet vetëm miratimi përfundimtar nga ministrat e Financave të eurozonës, me vendimin që do të merret më 8 korrik.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, propozoi këtë muaj mbajtjen e një referendumi për të kundërshtuar adoptimin e euros, duke nxitur zërat euroskeptikë. Propozimi u rrëzua nga shumica pro-evropiane në parlament, e cila e akuzoi Radev-in se po vepron në favor të Moskës.

Përgjatë historisë së zgjerimit të eurozonës, vendet që kanë adoptuar euron kanë përjetuar rritje të përkohshme të inflacionit. Megjithatë ato kanë përfituar nga ulja e kostove të huamarrjes, rritja e investimeve të huaja dhe lehtësimi i tregtisë ndërkufitare. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua eurozonës në vitin 2023. Me pranimin e Bullgarisë, eurozona do të zgjerojë më tej ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.

Pavarsisht skepticizmit që ekziton në mesin e qytetarëve qeveria është optimiste.

Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova tha javën e kaluar se euro do të sillte më shumë investime dhe stabilitet në Bullgari. Mallrat e përditshme në dyqane tashmë janë të listuara në euro, si dhe në monedhën lev bullgare, për t’i mësuar njerëzit me konvertimin. Megjithatë, edhe opozita është kritike. Së fundmi mijëra njerëz morën pjesë në një protestë të organizuar nga Partia e Ringjalljes së ekstremit të djathtë jashtë parlamentit në kryeqytetin Sofje për të shprehur kundërshtimin e tyre për këtë ndryshim.

Me një pagë mesatare mujore prej 2,443 leva Bullgaria është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian. Popullsia në zonat rurale jashtë Sofjes do të jetë më e ndjeshme ndaj inflacionit. Qeveria e Bullgarisë ka shumë pak borxh dhe është i dyti më i ulët në BE. Kjo situatë është në kontrast me vendin fqinj, Greqinë, e cila hyri në euro me borxh të lartë.

Financat e dobëta të Greqisë shkaktuan një krizë në të gjithë eurozonën. Klan News



Ju sugjerojmë

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Para
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
















TE FUNDIT

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
8 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin....

Lexo më shumë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
8 Shtator, 2025

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore...

Lexo më shumë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
8 Shtator, 2025

PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj. Kreu...

Lexo më shumë

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
8 Shtator, 2025

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile. Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditut se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com