Aktualitet

Bukuresht, dorëhiqet Kryeministri pas tragjedisë në lokalin e natës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 04/11/15 |
b.f

TIRANË- Një ditë pas protestës masive në rrugët e Bukureshtit, Kryeministri rumun Viktor Ponta ka dhënë dorëheqjen. Këto zhvillime vijnë  pas tragjedisë së të premtes në Bukuresht, ku si pasojë e rënies së një zjarri në një klub nate humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.  Klubi i natës funksiononte pa lejen e autoriteteve vendase. Tre pronarët e aktivitetit të jashtligjshëm u arrestuan nën akuzën e vrasjes së pavullnetshme. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit social-demokrat, duke e akuzuar për standarte të ulta sigurie dhe korrupsion në qeveri.  Më shumë se 200 mijë qytetarë dolën në shesh duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë. Ponta akuzohet për korrupsion prej disa muajsh, dhe tragjedia e diskotekës vetëm sa e shtoi idinjatën dhe zemërimin e rumunëve. Në shtator ai doli para gjykatës dhe iu përgjigj akuzave për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash. Viktor Ponta erdhi në krye të qeverisë rumune në maj të vitit 2012. /tvKlan/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas