Aktualitet

“Bujrum në portën e qiellit të Kukësit”,Rama:Nga korriku 1 euro plus taksa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 11/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për Aeroportin e Kukësit të inaguruar pak kohë më parë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Rama shkruan se ai aeroport nuk u ndërtua sa për fushatë. Rama ndër të tjera ka treguar se nga ky front sëshpejti nëpërmjet linjës AirAlbania do të nisin fluturimet:

  1. Kukës – Zyrih 12 EUR,
  2. Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
  3. Kukës – Stamboll 12 EUR,
  4. Stamboll – Kukës 23 EUR

Postimi i Ramës:

Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR

Pas