Aktualitet

Bruksel/ Adelma u vra teksa merrte avionin me vajzat 3 vjeçe



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 23/03/16 |
b.f

Adelma Tapia Ruiz, është një prej viktima të para të identifikuara nga sulmet e së martës në Bruksel.

Ajo ishte nga Peruja dhe jetonte prej 9 vitesh në kryeqytetin belg. Adelma po udhëtonte bashkë me dy vajzat e saj binjake, 3 – vjeç, për në New York, për të vizituar të ëmën, kur dy bombat shpërthyen në aeroportin e Brukselit.

Njëra prej vajzave mbeti e lëndur, por bashkëshorti i së ndjerës, që po përcillte familjen për në aeroport, sëbashku me vajzën tjetër fatmirësisht nuk pësuan dëmtime. Adelma, 36 – vjeç, mbeti e vrarë.

Ajo është një prej viktimave të para të identifikuara nga sulmet që i morën jetën të paktën 30 personave.

Në një postim në Facebook, Fernando Tapia Coral, vëllai i viktimës, konfirmoi vdekjen e saj.

“Është shumë e vështirë të përshkruash dhimbjen që po ndjejmë në shtëpi, por si vëlla i madh e di që më duhet ta bëj këtë. Edhe më absurd është që të mos kesh mundësinë të jesh pranë saj. Dhe kjo tragjedi sot preku dyert e familjes time, këtë mëngjes kur në aeroportin e Brukselit, motra ime Adelma Tapia vdiq në sulmin terrorist dhe nuk mundi t’i mbijetojë këtij sulmi të xhihadistëve, që nuk do të mund ta kuptojmë kurrë”, shkruajti ai në rrjetin social.

“The New York Times”, që bën të ditur lajmin, shkruan se faqja e Adelmas në Facebook është e mbushur me foto të saj me vajzat e vogla.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas