Bota

Britania nuk përdor pajisjet mbrojtëse nga Turqia: S’përmbushin standardet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 07/05/20 |
Opi Nion

Qeveria britanike ka deklaruar se rreth 40 mijë veshje kirurgjikale të porositura nga Turqia nuk iu janë dhënë stafeve mjekësore për t’u përdorur pasi nuk plotësojnë standardet e sigurisë.

Ndërkohë, në një depo të qeverisë mbahet ngarkesa me pajisjet mbrojtëse personale mbërriti muajin e kaluar në Britani. Nuk dihet nëse autoritetet britanike do të kërkojnë kthim të parave për këto veshje që nuk plotësojnë standardet.

Gjatë ditëve të para të pandemisë, mjekët dhe infermierët në Britani u ankuan për mungesën e veshjeve adekuate, dorashkave, maskave dhe për këtë arsye qeveria u detyrua t’i porosiste ato jashtë vendit për të plotësuar kërkesat./ Opinion.al

Pas