Bota

Britani/ Qytetarët mbi 50 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 05/05/21 |
Opi Nion

Qytetarët të cilët janë mbi 50 vjeç, do të marrin një dozë të tretë të vaksinës kundër covid-19 në Britaninë e Madhe. Deri më tani janë bërë dy prova klinike për dozën e tretë.

E para përfshin vaksina të modifikuara posaçërisht për të trajtuar variante të reja. E dyta është një dozë e  tretë e një prej tre vaksinave tashmë në përdorim: Pfizer / BioNTech, AstraZeneca ose Moderna.

Më shumë se 34.6 milion njerëz në Britani kanë marrë dozën e parë një vaksine kundër Covid-19. Britania, me një popullsi prej 67 milionë banorësh ka nënshkruar një marrëveshje për më shumë se 510 milionë doza të vaksinave të  ndryshme kundër Covid-19, disa prej të cilave janë ende në zhvillim e sipër.

Britania do të blejë 60 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer / BioNTech , tha Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock javën e kaluar. Vendi gjithashtu ka porositur gjithsej 100 milion doza të vaksinës Pfizer.

Pas