Aktualitet

Masat anticovid, hapen universitetet në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 05/05/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se Komiteti Teknik i Eksperteve ka vendor që të rikthejë studentët në auditorët e universiteteve.

Manastirliu tha se ky vendim erdhi pas kërkesës së ministrisë së Arsimt, por dhe për shkak të uljes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

“Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve. Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka pasur një mbledhje sot. Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë. Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve.”-tha Manastirliu./Opinion.al

Pas