InstaBIZ

Brad Pitt do të kalojë Krishtlindjet me tre nga fëmijët e tij


               Publikuar në : 08:49 - 12/12/19 |
xhu lia

Pas ndarjes së bujshme që patën vite më parë, në fokusin e mediave të huaja ka qenë gjithnjë marrëdhënia e aktorit Brad Pitt dhe fëmijëve të tij nga martesa me aktoren Angelina Jolie.

Sipas Us Weekly ai do të kalojë festën e Krishtlindjeve me tre fëmijët e tij Shiloh, Knox dhe Vivienne. Ndërkohë duket se nuk gëzon një marrëdhënie të mirë me tre fëmijët e tjerë Pax, Zahara dhe Maddox, madje ky i fundit nuk e quan babain e tij, pas konflikteve të shumta që kanë patur.

Aktualisht Maddox ndodhet në një universitet në Korenë e Jugut dhe ka takuar vetëm të ëmën, aktoren Jolie./Opinion.al/

Pas